Në portin e Durrësit, punëtori 19-vjeçar u tërhoq zvarrë nga vinçi dhe vdiq. Në Kashar, 50-vjeçari ra nga lartësia e objektit ku punonte.
Lajme të tilla janë kthyer në rutinën makabre të realitetit që është Shqipëria – Shqipëria e punëtorëve që përditë masakrohen në vendin e punës.
Organizata Politike ka denoncuar vazhdimisht vrasjet e punëtorëve anembanë vendit me qëllim maksimizimin e fitimeve të oligarkëve.
Megjithatë ne nuk kemi ngelur vetëm te denoncimi. Ne kemi vepruar në mënyrë aktive drejt zgjidhjes së vetme për të dalë nga kjo situatë: krijimit të sindikatave.
Pa sindikata të forta e aktive, shfrytëzimi në punë do shtohet, e po ashtu edhe vdekjet. Pa organizim sindikal, rrugët e emigrimit do vazhdojnë të mbushen nga të rinj e të vjetër të cilëve u ka vdekur shpresa në vendin e tyre.
1 Maji po afron!