NË MBËSHTETJE TË REVOLTËS QYTETARE KUNDËR RRITJES SË ÇMIMEVE NGA QEVERIA DHE OLIGARKËT

Protesta përballë kryeministrisë tregoi se zemërimi i qytetarëve me arrogancën qeveritare është i madh. Si shumë qytetarë, edhe ne, aktivistët e Organizata Politike, morëm pjesë në të.

Për ne, “dora e padukshme e tregut të lirë” me të cilën justifikohet Edi Rama, nuk është as e padukshme dhe as e lirë. Është dora e pistë e qeverisë, oligarkëve të naftës dhe spekulatorëve me çmimet e mallrave që po shfrytëzon panikun për të rritur çmimet.

Vetëm revolta popullore mund ta shpëtojë vendin nga dallga e re e mashtrimit, zhvatjes dhe spekulimit, që ka për qëllim të varfërojë edhe më popullin dhe të pasurojë një grusht oligarkësh e pushtetarësh.

Skip to content