Sot prej orës 11:00 mijëra qytetarë të Tiranës iu përgjigjën thirrjeve për bashkimin në një protestë të madhe popullore. Protestuesit ishin nga të gjitha shtresat masive të popullsisë: punëtorë, studentë, dyqanxhinj, profesionistë, bujq, pensionistë etj. Kërkesat e tyre janë jetike dhe bazohen tek ndërrimi i kursit të qeverisjes, beteja kundër oligarkëve e pushtetarëve dhe mbështetja e të varfërve dhe klasës së mesme.
Si përherë, aktivistët e Organizatës Politike iu bashkuan marshimit dhe protestës. Thirrjet e këngët tona jehuan te shumë bashkëqytetarë, reagimi dhe vendosmëria e të cilëve na mbush me besim për të ardhmen.
Protesta vazhdon!
Populli i bashkuar ka për të fituar!