MEDIAT NË DUART E OLIGARKËVE

Skandali i plasur së fundmi në Top Channel ka nxjerrë në dritë mënyrën korruptive të funksionimit të mediave në Shqipëri: përmes parave të oligarkëve që përcaktojnë se çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet të dëgjojë publiku.

Censurimi nga ana e pronares së Top Channel i emisionit investigativ me temë “Oligarkët e Rilindjes Urbane”, dëshmon edhe një herë se në duart e kujt ndodhet media në vend.

Organizata Politike ka qenë subjekt i një bojkoti të gjerë mediatik gjatë grevës së vitit 2019 të minatorëve të Bulqizës, kur oligarku i kromit Samir Mane pushoi nga puna kryetarin e sindikatës së sapoformuar. Sot ka ende media që na censurojnë nëse përmendin emrin e oligarkut të naftës, Shefqet Kastratit.

Media, së bashku me politikanët dhe botën e nëndheshme të krimit, përbëjnë trinomin me anë të të cilit një grusht oligarkësh kontrollojnë të gjitha pushtetet në Shqipëri. Sot ka ardhur dita që emrat e tyre t’i përmendë çdo shqiptar. Ata janë pak e të pushtetshëm, sepse ne jemi shumë por të pa organizuar.

Ka ardhur dita të bëhemi bashkë!

Skip to content