KUSH MBJELL URI, DO KORRË REVOLTË

Ditën e sotme iu bashkuam mijëra qytetarëve për të protestuar kundër mjerimit që vjen përmes vjedhjes. Aktivistë e studentë, punëtorë e pensionistë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria.

Ne vazhdojmë të protesojmë ditë pas dite, kundër oligarkëve dhe shërbëtorëve të tyre politikanë, atyre që varfërojnë popullin që të kënaqin orekset e tyre të pafundme.

Por ata harrojnë se kur populli nuk ka më çfarë të hajë, atëherë do të ushqehet me dhjamin e të majmurve.

Kush mbjell uri, do të korrë revoltë!

Skip to content