Këto ditë, me mijëra të rinj dhe qytetarë dolën në rrugë në Korçë, Lezhë, Shkodër, Berat, Bulqizë, Tiranë, etj.
Qindra u shtynë dhe u kërcënuan nga policia e pushtetit. Me dhjetëra u arrestuan ashpër në sytë e kamerave.
Dy vitet e fundit, kur dilnim në protesta policia na dhunonte me arsyetimin e pandemisë. Ose se u prishën dy semaforë.
Këto ditë qytetarët as nuk thyen gjë, as nuk shkelën rregullat e pandemisë. Atëherë, përse policia vazhdon të dhunojë përmes civilëve, gazit lotësjellës, arrestimeve masive?
Sepse kjo është një qeveri autoritare e cila për interesat e oligarkëve të naftës dhe mallrave, Shefqet Kastratit dhe Samir Manes, nuk njeh skrupull.
Dhuna e ushtruar këto ditë në rrugë dhe sheshe vetëm sa do ta forcojë shpirtin qytetar. Prandaj nesër, ora 11:00, edhe më të fortë, edhe më të shumtë, në Sheshin Skënderbej.
#Bashkohu