KRIZA DHE QYTETARIA E PROTESTËS

Sonte në qendrën sociale Logu i Shkëndijës zhvilluam një diskutim të gjatë e të frytshëm me shumë qytetarë që i kemi njohur gjatë protestave të fundit. Kriza është jo vetëm përkeqësuese e gjendjes ekonomiko-shoqërore, por edhe një mundësi për të bërë kthesën e madhe. Dëshmitarë dhe ndërtues të kësaj mundësie jemi të gjithë ne, që me zërat dhe veprimin tonë po trondisim themelet e ngrehinës së oligarkisë dhe padrejtësive shoqërore.

Refren i të gjitha ndërhyrjeve ishte thirrja që protesta e të shtunës të jetë sa më masive dhe e fuqishme.

Zemrat bashkë, mendjet bashkë!

E ardhmja është e të gjithëve!

Skip to content