DITA NDËRKOMBËTARE TË GRAVE

Organizata Politike çeli sonte turin e aktiviteteve që do të mbahen për Ditën Ndërkombëtare të Grave.

Diskutimi nisi me një hyrje të shkurtër duke treguar se në parimet dhe idealet e saj Organizata Politike e sheh barazinë gjinore me përparësi. Për ne, rruga drejt barazisë gjinore dhe emancipimit shoqëror kalon nga organizimi në vendin e punës, në shkollë e shoqëri, si dhe nga një edukim i vazhdueshëm me bazë barazinë dhe drejtësinë shoqërore.

Gjatë fushatës së Kartës Sociale kemi takuar shumë gra dhe vajza, sidomos në zona periferike, të cilave iu pamundësohen arsimimi dhe paga dinjitetshme, ndërkohë që vuajnë efektet e një diskriminimi gjinor të shumanshëm. Ne do të luftojmë së bashku me to dhe me të gjitha/ë ato/a që besojnë te barazia dhe drejtësia që e nesërmja të na gjejë në protesta e greva.

Ju mirëpresim çdo ditë në Logun e Shkëndijës për aktivitete dhe organizim!

#BaraziEdheGjinore

#KartaSociale

Skip to content