Edhe sot qytetarë të shumtë të kryeqytetit iu bashkuan protestës kundër rritjes së çmimeve dhe korrupsionit qeveritar. Një arsye më shumë për të protestuar ishte gjuha e urrejtjes që ka përdorur Edi Rama dhe shërbyesit e tij propagandistikë për protestuesit paqësorë.
Si çdo ditë aktivistët dhe mbështetësit e Organizatës Politike u nisën të organizuar nga qendra sociale Logu i Shëndijës dhe e përshkuan bulevardin Dëshmorët e Kombit me zjarrin e këngëve të protestës, duke korrur duartrokitjet e bashkëqytetarëve.
Ne, aktivistët e Organizatës Politike, do të vazhdojmë të përpiqemi me të gjitha forcat që protesta e të shtunës të jetë madhështore. Si dhe do të punojmë të gjitha këto ditë me punëtorët, studentët e njerëzit e thjeshtë që kërkesat e Kartës Sociale të jenë në qendër të vëmendjes shoqërore.
“O sistem i korruptum’
Ti rininë po na vret
Ju zyrtarët me kollare
Vratë të ardhmen veç për pare.”