DITA E GJASHTË NË PROTESTË

Sot qytetarët e Tiranës u mblodhën sërish kundër rritjes së çmimeve dhe vjedhjes sistemike. Qytetarë të shumtë shpalosën idetë e tyre përmes pankartave dhe fjalimeve, duke treguar gatishmëri që vala e protestave të vazhdojë e të intensifikohet.

Si çdo ditë, aktivistët e Organizatës Politike e nisën marshimin prej sheshit Skënderbej, duke afruar rrugës shumë qytetarë të revoltuar.

Nesër do t’ia nisim sërish nga qendra sociale Logu i Shkëndijës, duke kaluar përmes sheshit Skënderbej drejt bulevardit përpara kryeministrisë në orën 17:00.

Bashkohuni me ne!

Skip to content