DALJA NGA KRIZA KËRKON GUXIM DHE NDERSHMËRI!

Masat e propozuara dje nga Edi Rama janë paturpësisht të pamjaftueshme për të përballuar pasojat e krizës ekonomike që ka kapluar shoqërinë. Kjo kohë kërkon guxim dhe ndershmëri politike, të cilat i mungojnë tërësisht kësaj qeverie të kapur nga oligarkët.

Për të dalë nga kriza, përveç luftës ndaj pasurive korruptive e kriminale të akumuluara ndër vite, nevojitet miratimi i këtyre masave:

1. Minimum jetik 18’000 lekë në muaj për person.

2. Pagë minimale 43,000 lekë në muaj.

3. Indeksim i të gjitha pagave deri në 100’000 lekë në muaj.

4. Themelim i një agjencie kombëtare të pavarur të kontrollit dhe përcaktimit të tavanit të çmimeve të naftës dhe produkteve të shportës.

5. Hetim i pavarur i oligopolit të sektorit të hidrokarbureve dhe veçanërisht i falimentimit dhe shkatërrimit të uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh.

6. Taksë 1% mbi pasuritë (asetet) që kalojnë pragun e 1.000.000 eurove.

7. Tatim fitimi dhe dividendi prej 20% mbi korporatat e mëdha dhe oligarkët.

Sot në orën 11:00 sërish në protestë, nga sheshi Skënderbej drejt kryeministrisë!

“Do dalim në rrugë

me qindra, me mijëra

Po nuk ranë çmimet

do bjerë qeveria!”

Skip to content