ARRESTOHEN DY AKTIVISTË TË ORGANIZATËS POLITIKE

Përpara pak minutash policia u është turrur protestuesve të mbledhur në trotuarin afër pedonales, kohë pasi ishte liruar çdo rrugë. Mes të arrestuarve janë edhe aktivistët e Organizatës Politike Bislim Lakna dhe Enriko Peçuli . Putini i vogël i Tiranës nuk mund të tolerojë një popull që po i kërkon llogari për krizën ekonomike që po na merr frymën.

Në vend që të marrë masa energjike për përballimin e krizës energjetike dhe ekonomike, duke goditur spekulimin dhe taksuar pasurinë e oligarkëve, qeveria e Edi Ramës ka zgjedhur si rrugëdalje dhunën. Po durimi i popullit e ka një kufi.

Lironi shokët tanë!

Lironi të gjithë protestuesit!

Skip to content