3 PUNËTORË TË VDEKUR BRËNDA DITËS, QEVERIA E OLIGARKËVE HESHT

Vdekja e minatorëve Adil Dautaj dhe Afrim Zhutaj, 41 dhe 43 vjeç, si dhe e punëtorit të ndërtimit Xhovalin Pepaj 46 vjeç, e shënuan 19 marsin si ditë tragjike.

Jeta e njerëzve të punës vazhdon të mbetet e pasigurt, e varfër dhe pa të drejta, pavarësisht se me djersën e tyre pasurojnë oligarkë, shtetarë e mafiozë.

Është kjo qeveri me në krye Edi Ramën dhe ministrat e tij që me vendimet dhe mosveprimet e tyre po e pamundësojnë jetën e qytetarëve gjer në kufijtë e vdekjes, dëshpërimit, syrgjynosjes.

Solidarizohemi më të afërmit e viktimave dhe ritheksojmë nevojën e një bashkimi masiv qytetar në mbrojtje të jetës, të një jete të denjë për t’u jetuar.

Skip to content