SOLIDARITET ME PUNËTORET E BILISHTIT

Sot në Bilisht rreth 100 punëtore që paguhen më pak se 200 mijë lekë në muaj, kanë kërkuar që pronari t’u japë pagen minimale sipas ligjit.

Sipas të dhënave nga terreni pagat e punëtoreve të fasonerisë janë të ulëta krahasuar me punën që bëjnë, megjithëse prodhojnë për markat më të shtrenjta e fitmprurëse në botë.

Ky rast, ku denoncohet pronari për mospagim të pagës minimale, nuk është i izoluar. Kjo ndodh në çdo skaj të Shqipërisë ku ka fasoneri. Ka pasur me dhjetëra raste ku punëtoret e fasonerisë janë hedhur në grevë për mospagim të pagave e për kushte më njerëzore pune.

Qarku i Korçës ka mijëra punëtorë të tjerë në sektorin e fasonerisë që punojnë në kushte çnjerëzore, por të pafuqishëm për momentin për të ngritur zërin ndaj padrejtësive në punë. Prandaj protesta si ajo e sotmja në Bilisht na tregon edhe një herë se ka gjithmonë shpresë për të ngritur zërin.

Fasoneria është një ndër sektorët me numrin më të madh të të punësuarve në sektorin privat – mbi 70 000 vetë – dhe me pagat më të ulëta në vend, nderkohë që niveli i jetesës shtrenjtohet përditë.

Ndaj ne si Organizatë kemi nisur fushatën e Kartës Sociale, pikë e dytë e të cilës është rritja e pagës minimale në 43 000 lekë. Nën këtë nivel, nuk mund të ketë as punë, as jetë me dinjitet.

Skip to content