Sot në mëngjes, në shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare, Rusia nisi sulmin ndaj Ukrainës. Nga ky sulm rrezikohet jo vetëm jeta e miliona qytetarëve të pafajshëm të Ukrainës, por edhe paqja në Evropë e më gjerë.
Ne, aktivistët e Organizatës Politike, jemi gjithnjë në krah të të drejtës dhe viktimave të padrejtësisë. Ndaj shprehim solidaritetin tonë me popullin e Ukrainës.
Urojmë që populli rus të ngrejë krye ndaj klikës oligarko-militariste të Kremlinit dhe t’i bashkohet një lëvizjeje mbarëbotërore për paqe të përhershme mes popujve.