Shqipëria është vend me burime të konsiderueshme të naftës dhe gazit natyror. Atëherë,
– pse e gjithë nafta që qarkullon në tregun shqiptar është e importuar? Sepse importuesi thuajse ekskuziv është Shefqet Kastrati!
– pse rafineria që përpunonte naftën në Ballsh dhe nxirrte 12 nënprodukte të saj u la të shkatërrohej? Sepse nëse do ishte funksionale do mbulonte 33% të nevojave të tregut shqiptar, duke i hequr 1/3 e tregut Shefqet Kastratit!
– pse çmimi i naftës në Shqipëri është më i larti në rajon dhe nuk reflekton kurrë uljen e naftës në tregjet ndërkombëtare? Sepse e çmimin e vendos Edi Rama dhe Shefqet Kastrati!
Ata që ankohen sot për rritjen e çmimit të naftës, dje heshtën kur naftëtarët ishin në grevë urie. Naftëtarët u thyen, rafineria u shkatërrua, edhe një herë fitoi pushteti i oligarkisë me fytyrën e Edi Ramës. Populli shqiptar do të zgjohet vetëm atëherë kur të ketë kuptuar se demokracia dhe drejtësia sociale kalon përmes përpjekjeve të punëtorëve për punë dhe jetë me dinjitet.