GRATË E FASONERISË

Sipas të dhënave zyrtare, rreth 70.000 vetë, shumica dërrmuese gra e vajza, punojnë në sektorin fason anembanë Shqipërisë. Ato prodhojnë mallra për marka nga më prestigjiozet, por në këmbim marrin një pagë që jo rrallë nuk arrin as nivelin e asaj minimale dhe shfrytëzohen deri në 6 ditë në javë.

Sidomos për gratë dhe vajzat punëtore, rritja e pagës minimale dhe përmirësimi i kushteve të punës do të ishin instrumente drejt çlirimit nga shtypja dhe emancipimit shoqëror.

Prandaj sot dolëm të përhapnim idetë e Kartës Sociale mes punëtoreve të fabrikave në Institut/Kamëz.

Kërkesat tona janë shprehje e nevojave bazike të shoqërisë dhe ide jetësimit të të cilave u ka ardhur koha.

Bashkohu me Organizatën Politike!

#KartaSociale

Skip to content