EDI RAMA DHE ERION VELIAJ SHKATËRROJNË SHTËPITË E QYTETARËVE TE “5 MAJI”

Me pafytyrësinë e një palaçoje dhe arrogancën e një sulltani, Edi Rama tha se banorëve të 5 Majit po u shkatërrohen shtëpitë “me njerëzillëk dhe solidaritet.”

Shërbëtori i oligarkëve dhe dhunuesi i popullit, bashkë me kryebashkiakun e betonit Erion Veliaj, sot dërguan përsëri policinë shërbëtore për të shantazhuar banorët, që sipas tyre “po pengojnë zhvillimin.”

Zhvillimi për këta të paskrupullt janë paratë e drogës që financojnë shembjen e shtëpive dhe të jetëve të atyre që i kanë ndërtuar ato me djersë.

Në vend të tyre do të ndërtohen kullat e oligarkëve, hajdutëve e pushtetarëve. Ky është akumulim përmes shpronësimit – akumulojnë pasanikët duke shpronësuar punëtorët.

Dje ishte Astiri. Sot është 5 Maji. Nesër do jetë Kombinati. Pasnesër shtëpia jote! Prandaj nevojitet solidaritet!

Skip to content