Është e papranueshme dhe barbare që në Shqipërinë e shekullit XXI njerëzit të vdesin nga uria dhe i ftohti.
I tillë ishte fati i 67-vjeçares Liljana Sema nga fshati Ferras i Fierit, e cila gjeti vdekjen në kushte të mjerueshme, në vetmi dhe varfëri të thellë. Shteti i tenderave qindra miliona dollarësh për oligarkët jo vetëm e braktisi në mizerje Liljanën, por i preu edhe rrymën elektrike për mospagesë, çka solli vdekjen e saj.
Të tillë fat rrezikojnë të kenë edhe dhjetëra mijëra të moshuar me pensione kooperative dhe pothuajse në situatë rruge. Është kjo arsyeja përse minimumi jetik dhe rritja e pagave e pensioneve përbëjnë urgjencë kombëtare.
Varfëria është pandemia e vërtetë që po korr çdo ditë jetë qytetarësh në Shqipëri.