ME QYTETARË TË DURRËSIT PËR KARTËN SOCIALE

Sot në mesditë u takuam me qytetarët e Durrësit në Pallatin e Kulturës së qytetit. Pas shpjegimit të kërkesave të Kartës Sociale, zhvilluam një diskutim intensiv për domosdoshmërinë e organizimit shoqëror e politik.

Qytetarët shprehën jo vetëm pakënaqësinë me situatën ekonomike dhe zhgënjimin përfundimtar me partitë aktuale, por edhe u treguan të gatshëm për një organizim të ri. Tanimë është domosdoshmëri historike të intensifikojmë organizimin në vende pune, universitete dhe lagje.

Që të drejtat dhe aspiratat tona të materializohen, ne duhet të bëhemi më të fuqishëm se ata (pushtetarët), pa u bërë si ata.

#KartaSociale

Skip to content