KARTA SOCIALE NË TIRANË

Në vigjilje të fushatës së Kartës Sociale në Tiranë, aktivistët e Organizatës Politike zhvilluan një takim organizativ me qytetarë që na kanë mbështetur gjatë veprimtarisë sonë. Punëtorë, studentë dhe profesionistë na ndihmuan me sugjerimet e tyre për vazhdimësinë e fushatës dhe u zotuan që do të angazhohen dhe japin kontributin e tyre për një kauzë që na takon të gjithëve.

Shqipëria e sotme nuk karakterizohet vetëm nga abuzimi ekonomik dhe degradimi politik, por edhe nga ngulmimi qytetar se një tjetër shoqëri është e mundshme.

Së bashku do t’ia dalim t’u japim jetë aspiratave popullore.

Bashkohemi rreth Kartës Sociale!

Skip to content