Për dy javët e ardhshme aktivistët tanë do të jenë në qytetin e Durrësit për t’u prezantuar qytetarëve kërkesat e Kartës Sociale dhe vizionin e Organizatës Politike.
Aktiviteti ynë nisi në lagjet përreth Stadiumit dhe do të vazhdojë në lagjet periferike të qytetit, në shkolla dhe dyer fabrikash, aty ku prodhohet pasuria por korret veç varfëri dhe mungesë shprese.
Së bashku me punëtorë, studentë dhe qytetarë, për më shumë të drejta sociale dhe liri politike, do të japim maksimumin në betejën për ta bërë Shqipërinë të jetueshme.
#KartaSociale