SHKODRA, SHPRESË DHE ZEMËRATË

Takimi me qytetarët shkodranë shkoi më së miri. Me pjesëmarrje të larmishme moshash dhe profesionesh, qytetarët dhe aktivistët ranë dakord se situata socio-ekonomike është bërë e padurueshme.

Shkodra i ka të gjitha: histori, kulturë, industri, universitet dhe pasuri të shumta natyrore, të cilat e bëjnë të paarsyeshme varfërinë e qytetarëve.

Kryeçështja e diskutimeve ishin pagat e ulëta dhe organizimi i mëtejshëm për ndryshimin e gjendjes. Të papunët, të rinjtë dhe punëtorët e fabrikave shprehën gadishmërinë për t’u bashkuar në aksionin kombëtar të Organizatës Politike për pikat e Kartës Sociale.

Ne mbetemi shpresëplotë se bashkërisht, me vendosmëri, do t’u rikthejmë Shkodrës dhe popullit të saj krenarinë e nëpërkëmbur nga një grusht politikanësh dhe oligarkësh dhe do të ndërtojmë udhën e drejtësisë shoqërore.

#KartaSociale

Skip to content