Pavarësisht motit, gjatë kësaj jave aktivistët e Organizatës Politike janë angazhuar për të informuar dhe ndërgjegjësuar qytetarët e Fierit për domosdoshmërinë e Kartës Sociale. Në takimin e sotëm u bënë bashkë naftëtarë, punëtore fasonerie, pensionistë, njerëz me aftësi ndryshe, profesionistë dhe të rinj. Shumë nga diskutuesit nxorën në pah problemet ekonomiko-shoqërore, të cilat i afronin me njëri-tjetrin: papunësia, pagat dhe pensionet e ulëta, degradimi i shërbimeve publike dhe në përgjithësi mungesa e shpresës nga qeveria dhe partitë aktuale.
Së bashku ramë dakord se ky do të jetë vetëm hapi i parë i bashkimit tonë. Javët në vijim do të organizohemi në Fier dhe anekënd Shqipërisë në mënyrë që t’i materializojmë të drejtat shoqërore që na nevojiten të gjithëve.
Përpjekja e përbashkët për punë dhe jetë me dinjitet është e vetmja alternativë.
#KartaSociale