PËRPJEKJES SONË I DUHET KURAJË DHE FORCË

Këto fjalë na tha një burrë i vjetër në takimin me qytetarë të Elbasanit për Kartën Sociale.

Gjatë këtyre ditëve në Elbasan jemi ndeshur me pakënaqësitë dhe mllefin e shumë qytetarëve për gjendjen ekonomike e shoqërore. Pensionistë që marrin 10.000 lekë pension, punëtorë që paguhen sa gjysma e pagës minimale zyrtare, të rinj të arsimuar që s’gjejnë dot punë – një qytet i tërë që ka nevojë për ndryshime të mëdha.

Gjatë takimit këmbyem ide shumë të frytshme edhe për transformimin e situatës, thelbi i të cilave mbetet organizimi kapilar dhe besimi te njëri-tjetri.

#KartaSociale

Skip to content