KARTA SOCIALE NË SHKODËR

Dje dhe sot aktivistët e Organizatës Politike kanë qenë në qytetin e Shkodrës për të prezantuar te qytetarët aksionin kombëtar për Kartën Sociale. Do vazhdojmë të jemi në Shkodër edhe ditëve në vijim.

Shkodra është një nga qytetet më të mëdhenj të Shqipërisë, me universitet dhe industri, me popullatë dhe histori, por papunësia dhe varfëria është tejet e lartë. Ky qytet ka nevojë t’i rikthehet dinjiteti aq shumë i munguar.

Ftojmë qytetarët dhe simpatizantët të bashkohen me aktivistët tanë në qytet.

#KartaSociale

Skip to content