ERION VELIAJ ËSHTË PËRGJEGJËS PËR VRASJEN E 17-VJEÇARIT ARDIT GJOKLAJ

Erion Veliaj mund të fshijë parrullat që bëjnë thirrje për drejtësi shoqërore në muret e qytetit. Mund të vazhdojë edhe propagandën e tij të dalë boje nëpër mediat kombëtare, pronarëve të të cilave iu bën qoka me leje ndërtimi apo favore të tjera në kurriz të qytetarëve.

Ajo që nuk mundi të bënte kurrsesi Erion Veliaj, është shmangia nga përgjegjësia e drejtpërdrejtë për vrasjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfill-in e Sharrës. Nuk mundi t’i shpëtojë as përpjekjes kriminale për ta fshehur këtë vrasje.

Ne, aktivistët e Organizatës Politike, kemi protestuar dhe kemi bërë aksione politike të vazhdueshme për ta risjellë në vëmendje këtë krim ku është i përfshirë sharlatani në krye të bashkisë. Dhe nuk do të reshtim derisa të bëhet DREJTËSI PËR ARDIT GJOKLAJN!

#DrejtësiPërArditGjoklajn

Skip to content