BIEN NJERËZ, NGRIHEN KULLA

Një tjetër punëtor ndërtimi gjeti vdekjen në vendin e punës duke rënë nga lartësia ditën e djeshme. Këtë herë ishte 30-vjeçari me inicialet A. G. që u rrëzua nga lartësia e pallatit ku punonte në mes të Tiranës. Vetëm 5 ditë më parë, 40-vjeçari me inicialet H. M. ra nga një lartësi në stadiumin Air Albania, fatmirësisht pa pasoja fatale.

Vdekja e punëtorëve të ndërtimit mban rekordin në vend, më e lartë edhe sesa vdekjet në miniera. Statistikat tregojnë se në vitin e shkuar përqindja më e lartë e vdekjeve në punë kishte shkak “rënien nga lartësia”, me 39 aksidente dhe 10 vdekje.

Në media këto raste raportohen si ngjarje aksidentale pa fajtorë, ku viktima bie pre e pakujdesisë së vet, ndërkohë që industria e përbindshme e ndërtimit nuk zbaton asnjë rregull të sigurisë teknike për hir të fitimit marramendës.

Në prag të këtij fundviti kujtojmë punëtorët e shumtë, jetët e të cilëve janë mbyllur tragjikisht në rënie të lirë, teksa fitimi i oligarkëve vjen gjithnjë në rritje.

#MePunëtorët

Skip to content