TAKIM NË BULQIZË

Sot patëm takim me minatorë dhe qytetarë të Bulqizës, ku paraqitëm kërkesat e Kartës Sociale.

Situata në Bulqizë sa vjen e përkeqësohet. Qindra minatorë nuk paguhen prej muajsh, të tjerët vazhdojnë të shfrytëzohen deri kufirin midis jetës dhe vdekjes. Të vetmit që jetojnë pa ankesa janë bosët e kromit.

Nga diskutimet e gjalla arritëm në përfundimin se miratimi i kërkesave të Kartës Sociale është domosdoshmëri që s’mund të presë gjatë. Po për të arritur atje është e nevojshme të organizohemi jo vetëm në kuadrin e sindikatës, por edhe si qytetarë kudo, në vendbanim, shkolla e kudo ku njerëzit e thjeshtë bëhen bashkë.

Puna dhe jeta me dinjitet janë të panegociueshme.

#KartaSociale

Skip to content