PREZANTIMI I KARTËS SOCIALE NË LEZHË

Pas disa ditësh informim publik, sot u takuam me qytetarë të Lezhës për të diskutuar mbi kërkesat e Kartës Sociale dhe mënyrat e organizimit të përbashkët. Të rinj, punëtorë e pensionistë ndanë me ne përvojat e padrejtësive dhe mungesës së perspektivës në qytet.

Megjithatë të qenit bashkë na dha forcë e shpresë se mund t’ia dalim. Bashkimi do të na japë forcën e duhur për të materializuar jo vetëm kërkesat e Kartës Sociale, por edhe dinjitetin e munguar shoqëror.

Falenderojmë mikpritëset e takimit në Qendrën Rinore Multifunksionale H.A.N.A në Lezhë.

#KartaSociale

Skip to content