NË VLORË U HODH NJË HAP I RËNDËSISHËM

Pas disa ditëve informim dhe ndërgjegjësim qytetar për domosdoshmërinë e Kartës Sociale, sot mbajtëm një takim të rëndësishëm me qytetarë të Vlorës.

Punëtorë fabrikash, studentë të Universitetit të Vlorës, profesionistë, pensionistë e të papunë ngritën zërin për varfërinë dhe padrejtësitë shoqërore. Vlora nuk ka nevojë vetëm për kozmetikë urbane, por për zhvillim ekonomik, punësim dhe të drejta sociale.

Qeveria dhe partitë e kanë tradhtuar Vlorën, siç kanë bërë me çdo qytet e fshat të Shqipërisë. Askush nuk u beson më.

Po qytetarët nuk e kanë humbur besimin te njëri-tjetri. Shpresa mund të lindë vetëm nga ky besim dhe guximi për të ndryshuar të sotmen.

Ne, aktivistët e Organizatës Politike, do të vazhdojmë ta përhapim Kartën Sociale qytet pas qyteti, me zotimin se në Vlorë e kudo do të kthehemi shpejt për të hedhur së bashku themelet e një shoqërie të drejtë dhe jete me dinjitet.

#KartaSociale

Skip to content