NË KORÇË PËR KARTËN SOCIALE

Sot aktivistët e Organizatës Politike nisën të përhapin idetë e Kartës Sociale në qytetin e Korçës. Korça është qytet i veçantë, ku ndërthuren jeta e punëtorëve të industrive, rinia universitare dhe pasuria kulturore e të shkuarës e të tashmes.

Po pavarësisht kësaj, si kudo nëpër Shqipëri punëtorët janë të revoltuar nga pagat e ulëta, praktikisht edhe më të ulëta se paga minimale zyrtare; pensionistët vuajnë pensionet e ulëta, në disa raste as 10.000 lekë në muaj, që nuk dalin as për ngrohje dhe ilaçe; të rinjtë nuk kanë shpresë se arsimimi do t’u sigurojë punë e perspektivë.

Qeveria e sheh Korçën vetëm si vend turistik, duke e kufizuar zhvillimin në një zonë të ngushtë të qytetit. Ndërkohë që shumica e qytetarëve të Korçës shohin si alternativë vetëm emigrimin.

Për disa ditë ne do të jemi në rrugët dhe përpara fabrikave e universitetit Fan Noli të Korçës. Ftojmë të gjithë qytetarët të na bashkohen për t’u informuar për të drejtat që do të na siguronte miratimi i Kartës Sociale dhe për t’u organizuar së bashku.

Të drejtat nuk ka për të na i dhuruar kush. Ato do t’i fitojmë në përpjekje të përbashkët.

#KartaSociale

Skip to content