KUKËSI NUK KA ARSYE TË JETË I VARFËR

Për katër ditë me radhë, aktivistë të Organizatës Politike kanë biseduar në rrugët e Kukësit me qytetarë, të rinj, punëtorë, arsimtarë dhe njerëz në nevojë.

Rritja e kostove të jetesës, papunësia, ndihma ekonomike, emigrimi, spitalet në krizë për mjekë dhe indiferenca e institucioneve ndaj problemeve të përditshme janë shqetësimet kryesore.

Qytetarët kuksianë janë punëtorë dhe njerëz të guximshëm. Me punën e tyre të pashpërblyer dhe protestat e fuqishme të herëpashershme kanë kontribuar për të gjithë shoqërinë. Tani e tutje, së bashku, duhet të punojmë e të luftojmë në mënyrë të organizuar për të drejtat që na takojnë. Ky ishte edhe premtimi që i dhamë njëri-tjetrit.

#KartaSociale

Skip to content