KORÇA, HALLE DHE SHPRESË

Takimi me qytetarët korçarë shkoi më së miri.

Folëm ne, por mbi të gjitha folën mirëpritësit tanë. Folën të papunët për kriteret diskriminuese dhe qesharake për fitimin e asistencës sociale. Folën pensionistët për lëmoshën e shtetit dhe spitalet e rrënuara publike. Folën banorë të lagjes “Gjeologjiku” për shtetin që po i braktis nën muret dhe çatitë e rrënuara. Folën të rinjtë të shkollës dhe të punës.

Folëm për shumëçka, por mbi të gjitha folëm për nevojën për reagim kolektiv kundrejt pushtetit shkatërrimtar të oligarkisë, si dhe i dhamë fjalën njëri-tjetrit për të vazhduar me organizimin rreth Kartës Sociale.

Korçës i ka të gjitha, tashmë i lipset vetëm organizimi i pavarur dhe drejtësia sociale.

#KartaSociale

Skip to content