“KONCERT NË VITIN ’36” NGA BASHKIA E KORÇËS

Pavarësisht informimit ligjor prej më shumë se tre javësh për aktivitetin tonë në qytet, policë dhe drejtorë të shumtë të Bashkisë Korçë u dyndën sot në tavolinën e Kartës Sociale për të ndërprerë bisedat me qytetarët.

Qartazi, bazuar në asnjë ligj dhe me tone kërcënuese, sulmi ndaj tryezës së Kartës Sociale është frikacak dhe partiak. Ata i tremben bashkëveprimit tonë me qytetarët korçarë, të cilët shprehen me fjalë të ashpra për gjendjen e vështirë ekonomike dhe pushtetin qendror e lokal.

Parodisë së tyre alla-“Koncert në vitin ’36”, arsyetimit se po shkelnim rëndë ligjet dhe po dëmtonim pronën publike, se nuk kemi të drejtë të flasim me qytetarët se nuk jemi korçarë, apo se ata na japin leje për të folur me njerëzit por pa tavolinë, iu përgjigjem duke mbajtur në ajër tavolinën dhe tabelën informuese. Kështu ligji u përmbush dhe maliqët ikën të kënaqur.

Ne, aktivistët e Organizatës Politike, nuk sprapsemi përballë shantazhit politik e policor, por jemi të shqetësuar për logjikën vulgare dhe autokrate që ka kapur qytetin e bukur të Korçës dhe mbarë Shqipërinë.

#KartaSociale

Skip to content