KARTA SOCIALE SI RRUGËDALJE NGA VARFËRIA DHE NËPËRKËMBJA EDHE NË LEZHË

Lezha është një ndër qarqet më të varfra në vend, ku spikat niveli më i ulët i pagës mesatare mujore dhe shkalla më e lartë e papunësisë (17.7% papunësia dhe 50.7% pjesëmarrja e popullsisë në forcat e punës) në Shqipëri.

Në Lezhë numri i familjeve që përfitojnë ndihmën tejet të pamjaftueshme ekonomike është 2.639, ndërkohë që prej vitit 2019 shteti nuk ka investuar në Lezhë asnjë lek.

bashku me Gjirokastrën, Lezha është qarku me plakjen më të madhe të shoqërisë, çka vjen si rezultat i emigrimit të madh. Po ashtu Lezha ka përqindjen më të lartë të viktimave të dhunës dhe trafikimit që përfitojnë ndihmë ekonomike.

Nga ana tjetër të vetmet mundësi mbijetese përmes punës në Lezhë janë fabrikat e peshkut (si për shembull ajo e personazhit grotesk e vulgar Gjergj Luca) dhe fasoneritë, në të cilat kushtet e punës së punëtorëve janë si mos më keq, ndërkohë që pagat shpesh herë janë nën pagën minimale ligjore.

Në këto kushte materializimi i kërkesave të Kartës Sociale është jetik. Po këto të drejta nuk mund të zbresin nga qielli, as mund të priten si dhuratë prej atyre që prej kohësh na vjedhin, shfrytëzojnë e shtypin. Të drejtat si minimumi jetik, paga minimale e jetueshme dhe shërbime sociale, mund t’i jetësojmë vetëm ne, kudo ku punojmë, studiojmë e jetojmë bashkë me të tjerët.

Ftojmë qytetarët e Lezhës të bëhen bashkë me ne në përpjekjen për punë dhe jetë të dinjitetshme!

#KartaSociale

Skip to content