Me Kartën Sociale kemi mbërritur në Kukës, në një nga zonat më të varfra të republikës, me lindshmërinë më të lartë dhe me shpopullimin më të shpejtë.
Kukësi i ka të gjitha konturet dhe mundësitë për të qenë një qytet modern, i zhvilluar dhe i rëndësishëm i veriut, sikur qytetarët të mos ishin të papunë, të varfër dhe pa perspektivë.
Në bisedat me qytetarët, zhgënjimi me situatën e përgjithshme sociale, ekonomike dhe politike është i madh. Kuksianët kanë nevojë për zhvillim, drejtësi shoqërore e demokraci të vërtetë. Si të gjithë ne, ata kanë nevojë për Kartën Sociale.