KARTA SOCIALE ËSHTË NEVOJË, SHPAGIM DHE NDERIM PËR BULQIZËN

Ndalesa e radhës për Kartën Sociale është qyteti i Bulqizës, i mirënjohur në mbarë vendin si qytet i pasurisë së madhe nëntokësore dhe varfërisë së skajshme popullore.

Bulqiza e meriton Kartën Sociale më tepër se çdo komunitet tjetër për shkak të kontributit jetik që i ka dhënë dhe i jep ekonomisë së vendit, por edhe plagës sociale që minierat vazhdojnë të lënë në kujtesën e qytetarëve.

Karta Sociale është mundësi për t’ia kthyer mbrapsht një pjesë të punës e djersës së tyre bulqizakëve.

Ne, aktivistët e Organizatës Politike, do t’i qëndrojmë deri në fund aspiratës për drejtësi sociale së bashku me minatorët dhe qytetarët e Bulqizës.

#KartaSociale

Skip to content