ARSIMI PUBLIK FALAS ËSHTË PARAKUSHT PËR DREJTËSI SOCIALE DHE BARAZI GJINORE

Sot, aktivistë të Organizatës Politike, ishin në Universitetin “Fan S. Noli” të Korçës për t’u prezantuar studentëve kërkesat e Kartës Sociale.

Arsimi publik falas është kërkesë dhe kauzë e kahershme jona. Rritja e çmimeve të ushqimeve, qirave të banimit dhe librave po e pamundësojnë arsimimin e dhjetëra mijëra të rinjve.

Arsimi publik falas është shumë i rëndësishëm veçanërisht për vajzat dhe gratë, për të cilat arsimi është parakusht për të qenë të pavarura, për të punuar dhe jetuar me dinjitet.

Falënderojmë studentët për pritjen e përzemërt.

#KartaSociale

Skip to content