Ftesës së Organizatës Politike për të diskutuar mbi kërkesat e Kartës Sociale iu përgjigjën shumë qytetarë. Punëtorë, të vetëpunësuar, pensionistë, studentë e profesionistë ndanë me ne shqetësimet për situatën në vendin tonë dhe ide për ngritjen e një lëvizjeje të madhe shoqërore për të drejta dhe mirëqenie.
Që nesër aktiviteti i Organizatës Politike do të shtrihet në shumë qytete të Shqipërisë, ku do të takojmë e organizohemi me mijëra bashkëqytetarë.
Ndërgjegjësimi dhe organizimi i përbashkët do të na japin fuqinë e nevojshme për të materializuar aspiratat tona.