NJË HAP PËRPARA PËR DEMOKRACINË

Sot Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë ankesës së kandidatit të pavarur Elton Debreshi, të përfaqësuar nga avokati Gentian Serjani, duke shpallur antikushtetues pikën 1 të nenit 162 të Kodit Zgjedhor. Sipas kësaj pike, kandidatëve të pavarur në një qark u kërkohej që përveç përqindjes së mjaftueshme të votave në qark të merrnin jo më pak se 1% të votave kombëtare, duke i diskriminuar ndjeshëm në raport me partitë politike.

Ne, aktivistët e Organizatës Politike, e kemi ngritur zërin për muaj me radhë kundër këtij diskriminimi antidemokratik, të cilin partitë e kishin vendosur në kod për të shkurajuar iniciativat qytetare dhe kandidatët që dalin nga gjiri i komunitetit.

Demokratizimi politik dhe shoqëror i Shqipërisë është ende larg. Por në saje të përpjekjes sonë të përbashkët, në zgjedhjet e ardhshme kandidatët e pavarur dhe barazia politike do të kenë një shans më shumë.

Skip to content