NË BALLSH, PËR KARTËN DHE UZINËN

Sot u mbajt takimi i parë i Kartës Sociale në qytetin e Ballshit me burra dhe gra naftëtarë, pensionistë dhe aktivistë.

Folëm për rëndësinë e Kartës Sociale si e drejtë themelore e njeriut dhe si një domosdoshmëri për të përballuar gjendjen e agravuar socio-ekonomike.

Po kështu, u theksua edhe nevoja për ta mbrojtur Uzinën e Përpunimit të Naftës me çdo kusht, si një pasuri e paçmueshme për Ballshin dhe të gjithë Shqipërinë.

Vetëdijësimi dhe takimet publike do të vazhdojnë edhe në qytetet e tjera.

PUNË DHE JETË ME DINJITET!

#KartaSociale

Skip to content