Pas takimeve dhe diskutimeve të frytshme të Beratit, sot aktivistët e Organizatës Politike u zhvendosën në qytetin e Lushnjes. Me punëtorë, pensionistë, të rinj, por edhe bujq të rrethinave, folëm për karakterin urgjent të kërkesave të Kartës Sociale. Minimumi jetik do të ishte një ndihmë e madhe për të papunët e pensionistët, rritja e pagës minimale do të shtonte drejtpërdrejt ose indirekt të ardhurat për të gjithë punëtorët, ndërsa arsimi, shëndetësia, transporti dhe politikat e strehimit publik do t’i ngrinin kokën shumicës dërrmuese të shoqërisë.
Rrugëtimi ynë është i gjatë. Do të jemi në çdo shesh, fabrikë e universitet për t’u organizuar për punë dhe jetë me dinjitet.