Aktivistët e Organizatës Politike ndodhen në Gjirokastër për të folur rreth Kartës Sociale dhe domosdoshmërisë së mobilizimit për materializimin e saj.
Qyteti po shpopullohet me shpejtësi. Përveç turizmit nuk ka ekonomi alternative dhe papunësia është e lartë. Sakaq, universiteti është në grahmat e fundit.
Pensionet e fshatit, ndihma ekonomike dhe situata e përgjithshme në vend janë ankesat kryesore të qytetarëve.