Pas takimeve të frytshme në Ballsh, aktivistët e Organizatës Politike kanë shkuar në Berat për të përhapur idetë e Kartës Sociale. Me qytetarët e Beratit po gjejmë gjuhën e përbashkët për të gjitha kërkesat e Kartës. Mes pensionistëve e të papunëve shprehet nevoja e minimumit jetik, punëtorët, sidomos në fasoneri, duan rritje page, ndërkohë që arsimi, shëndetësia dhe politikat zhvillimore shtetërore do të shkonin në të mirën e shumicës dërrmuese të shoqërisë.
Qëllimi ynë nuk është thjesht shpjegimi i Kartës Sociale, por edhe nxitja e bashkëqytetarëve, sot në Berat e me kalimin e kohës në thuajse çdo qytet të Shqipërisë, për t’u organizuar në struktura të pavarura dhe rrënjësisht demokratike.
Çdo të drejtë që na e kanë rrëmbyer duhet ta fitojmë me fuqinë e organizimit, solidaritetit dhe masivitetit.