Sot aktivistët e Organizatës Politike kanë shkuar në Ballsh për të diskutuar me naftëtarët dhe qytetarët parimet dhe kërkesat e Kartës Sociale. Ngado shprehen pakënaqësitë me situatën aktuale dhe domosdoshmëria e ndryshimeve të mëdha.
Ballshi është qytet naftëtarësh, por uzina e përpunimit të naftës ka dy vite që nuk punon, pavarësisht premtimeve të rreme të qeverisë se do të gjente investitorë seriozë. Aktualisht naftëtarët janë pa të ardhura dhe kriza ekonomike po paralizon krejt qytetin.
Karta Sociale po pritet me interes dhe përkrahje nga çdo qytetar me të cilët kemi folur. Po ashtu theksohet nevoja e një organizimi të ri e të fortë që do t’i materializonte kërkesat tona.
Bashkohemi për PUNË DHE JETË ME DINJITET!