Këto ditë në Gjirokastër jemi takuar me qindra qytetarë, të rinj, pensionistë dhe punëtorë. Në rrugë, në universitet, në kafene.
Sot u ritakuam me një pjesë prej tyre. Me shumë të tjerë, të cilët për shkak të punëve nuk mundën të vinin, do të takohemi në të vazhdim.
Zemërata për rritjen e çmimeve është e lartë, por edhe me situatën e përgjithshme të krijuar në vend. Ata duan drejtësi dhe të ardhme, për veten dhe njerëzit e tyre.
Dakordësimi mbi parimet dhe ftesa e tyre për veprime konkrete është mjaft shpresëdhënëse.