BUKURIA QË KA NEVOJË PËR DREJTËSI

Për dy ditë me radhë, aktivistët e Organizatës Politike kanë agjituar në qytetin e Beratit për Kartën Sociale.

Pensionet e ulëta, papunësia e lartë, puna në të zezë dhe shpesh nën pagën minimale janë shqetësimet kryesore të qytetarëve në Berat. Ne, si aktivistë, vërejmë se qyteti po jeton në krizën e një shpopullimi të shpejtë, sidomos nga rinia e tij.

Nga diskutimi i sotëm u ra dakord se rrahja e ideve dhe shtimi i intensitetit të angazhimit për Kartën Sociale janë domosdoshmëri në kushtet e një varfërie përditë e më të thellë.

Berati është një prej qendrave të historisë, kulturës dhe traditës, është një qytet i bukur që ka nevojë urgjente për drejtësi sociale, minimumin jetik, punësim e paga dinjitoze.

Aktiviteti ynë vazhdon ditën e nesërme në qytetin e Lushnjës. Gjejmë rastin të ftojmë qytetarët të na bashkohen në këtë rrugë të gjatë e jetike.

#KartaSociale

Skip to content