QIRINJ PËR JETËT QË KËRKOJNË DREJTËSI

Në stoqet e kromit të minierës së Bulqizës sonte u ndezën 677 qirinj për 677 shpirtrat e minatorëve të përpirë nga vdekja e dhunshme e nëntokës dhe padrejtësia për më shumë se gjysëm shekulli. Këta minatorë, me punën dhe sakrificat e tyre, i kanë dhënë pasuri brez pas brezi Shqipërisë, por brez pas brezi nuk kanë marrë asgjë në këmbim përveç varfërisë dhe vdekjes.

Një grup aktivistësh të Organizatës Politike iu bashkangjiten minatorëve dhe qytetarëve të Bulqizës në këtë përkujtim, të revoltuar me gjendjen e vështirë të minatorëve dhe shpresëplotë se një ditë do të dalim bashkërisht nga errësira e mortit në dritën e jetës së begatë e të dinjitetshme.

Nderimet tona më të larta për punëtorinë e minierave të Bulqizës dhe gjithë Shqipërisë!

Skip to content