Pse gënjen dhe eksitohet kaq shumë nga dhuna ushtruesi i detyrës së kryeministrit?!

90309562 2706888312770004 4751564921345409024 n 1

Përpara dy orësh Edi Rama ka postuar një video që, sipas tij, tregonte se si policia e një vendi si Spanja trajtonte qytetarët që nuk respektonin rregullat e distancimit social. Objekti i kërcënimit të tij nuk ishte më 1% i pabindur dhe i papërgjegjshëm që dilte shëtitje në kohë pandemie, por shumica dërrmuese e qytetarëve që dy ditët e fundit ka vërshuar rrugëve për të plotësuar nevojat jetësore.

Në fakt Rama gënjen. Videoja nuk tregon policinë spanjolle, por atë algjeriane. Për më tepër, paraqet një ngjarje të përpara dy javëve, kur regjimi algjerian shtypte një protestë qytetarësh. Kujtojmë se populli i Algjerisë ka më se një vit që proteston, në fillim kundër sundimtarit autokrat Bouteflika dhe më pas kundër krejt establishmentit politik.

Pse gënjen dhe eksitohet kaq shumë nga dhuna ushtruesi i detyrës së kryeministrit?!

Emergjenca kërkon drejtues shteti të qetë e të arsyeshëm, që nuk bien pre e panikut. Policia dhe të gjithë nëpunësit shtetërorë duhet të kontribuojnë në mbajtjen e rregullit dhe qetësisë publike, duke ndihmuar në koordinimin dhe solidaritetin shoqëror.

Skip to content